Banori i dytë i cili lë shtëpinë e Big Brother Vip është Efi.
Kjo e fundit u dërgua në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën, nga Dea Mishel.
Dea Mishel fitoi “Lojën e inteligjencës”, dhe kishte në dorë zarfin e kuq, të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh.
Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim.
Pasi Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, u krijua një situatë e ashpër në shtëpi. Luizi i tha Deas se do e shkeli me kembë.
Dea: Luizi ka gjysmë ore dhe më thotë do të të zhgarravis, do të të shkel me këmbë dhe ke për ta parë çfarë videosh do të dalin ty. Ju lutem merrni masa për këtë njeri.