-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA rrëzon balonën kineze

Kryesoret

Ushtria amerikane rrëzoi dje balonën kineze, e cila dyshohej se shfrytëzohej nga Pekini për përgjim. Ajo u godit teksa po fluturonte mbi brigjet e Karolinës së Jugut. Balona spiune fluturoi për disa ditë, mbi objekte të ndjeshme ushtarake, në të gjithë Amerikën e Veriut. Pas rrëzimi të balonës, Pekini reagoi Kina duke paralajmëruar për pasoja, të cilat nuk i specifikoi.

Pentagoni goditi dhe rrëzoi me raketë balonën kineze e cila siç thanë zyrtarët amerikanë fluturoi mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake në vend. Pas operacionit Presidenti Joe Biden tha se ishte ai që kishte dhënë urdhrin për rrëzimin e saj. Ai shtoi se kishte kërkuar rrëzimin e saj edhe më herët, por siç tha zoti Biden, ekspertët e sigurisë kombëtare, kishin vlerësuan se koha e duhur për të kryer një operacion të tillë ishte kur objekti fluturues të kalonte mbi oqean.

Urdhërova Pentagonin ta rrëzojë atë që të mërkurën dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Por ushtria vendosi që të shmangë çdo dëm të mundshëm në tokë. Vlerësuan se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur ajo të fluturonte mbi ujë. Tashmë ajo u rrëzua me sukses”, tha Presidendi Biden, pas operacionit për rrëzimin e balonës.

Kina kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe e quajti rrëzimin e balonës një reagim të tepruar e shkelje serioze të praktikave ndërkombëtare. Në deklaratën e saj të së dielës, ministria e Jashtme kineze shprehej se “Pekini do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse dhe se gëzon të drejtën të ndërmarrë veprime të tjera në përgjigje të reagimit amerikan”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit