-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin drogë në Tiranë, “koka” e grupit e arrestuar edhe më parë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 anëtarë të grupit kriminal pasi shpërndanin e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme në kryeqytet.

Pas kontrolleve të kryera në makinën të tipit “Volvo” policia ka arritur të gjejë 18.6 gramë heroinë të ndarë në doza.

Të arrestuarit janë identifikuar: 40-vjeçarja Brikena Frakulli, 41-vjeçari Hortenca Biçaku, 20-vjeçari Klevi Banushi dhe 45-vjeçari Artur Kristo.

Pas arrestimit policia ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar një peshore elektronike, një jelek antiplumb, 5 telefona celularë dhe sasia prej 90.000 lekë.

Gjithashtu janë sekuestruar një mjet tip “Volvo” me targë AA309ME, një fugon tip “Renault” me targë AA 104 JX, dhe dy biçikleta.

Grupi kriminal drejtohej nga Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

Por duket se kjo nuk është hera e parë që përfundon në pranga për të njëjtën akuzë. Edhe në vitin 2015 ajo është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në kuadër të operacionit “Epilog 2”, së bashku me partnerin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit