Aeroporti i Prishtinës pezulloi punën për disa minuta pas një kërcënim për bombë gjatë kësaj të hëne që rrezultoi i rremë. Pas kërcënimit, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë evakuuar.
Lajmin e njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara. “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë… Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, tha ajo më herët.
Në një njoftim të dytë, Gara deklaroi se alarmi ishte i rremë dhe i gjithë aeroporti është kthyer normalitetit duke rinisur fluturimet.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.”- shkruan Gara.