-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj takon zyrtarin e NATO-s: Në fund të dialogut, Serbia të njohë Kosovën

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer. Kreu i Shtetit bëri me dije se, Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. “Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik dhe ushtarak” tha ai.

Në vijim, Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e NATO-s në rajon dhe rolin e misionit të KFOR në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. “Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA në drejtim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare që do çojë në njohje reciproke” tha ai. Presidenti Begaj theksoi se Kosova që nga viti 2008 është e pavarur dhe me vizion të qartë euro-atlantik dhe në këtë kontekst mbështet një bashkëpunim akoma më të ngushtë dhe thelluar me NATO-n.

Kreu i Shtetit diskutoi edhe lidhur me sulmin kibernetik të sponsorizuar nga Irani ndaj Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin me NATO-n për rikuperimin nga ky sulm. Në këtë drejtim Presidenti Begaj vlerësoi thellimin e bashkëpunimit dhe kontributit që struktura, agjenci dhe entitetete të NATO-s mund të japin në drejtim të forcimit të mbrojtjes kibernetike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit