Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në “5 Pyetjet”, deklaroi se “lufta” do të zhvillohet edhe në Parlament.
“Të enjten në Kuvend do ketë betejë. Ai nuk është parlament, njerëzit e lirë nxirret përjashta, kjo është një arsye për të luftuar, se s’ka demokraci”, u shpreh deputeti.
Noka ka pasur një paralajmërim edhe për Kryeministrin Edi Rama.
“As te shtëpia nuk do ketë paqe, ka zgjidhje kur të burgosë ose të eliminojë çdo opozitar, ndryshe paqe nuk ka”, tha Noka.
Noka në “5 Pyetjet”: Në 11 shkurt protestë, reformë deri në mosbindje civile!
Në fund, bashkimi i votave të gjithë demokratëve për ngritjen e komisionin hetimor, Noka ka zgjedhur që kësaj here të mos sulmoj të gjithë kolegët e tij, por është ndalur vetëm te Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
“AliBasha janë ndryshe nga kolegët e mi. Mos u merr me kolegët e mi”, përfundoi Noka në “5 Pyetjet”.
Flamur Noka në “5 Pyetjet”: McGonigal, një skandal për të cilin zien e gjithë bota!