“Koka” e grupit që shpërndante drogë në Tiranë, Brikena Frakulli për veç grupit të arrestuar kishte përfshirë edhe të bijën e mitur.
Kjo e fundit është kapur në vëzhgimet duke transportuar doza të vogla tek blerësit.
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Brikena Frakulli dhe 4 anëtarët e saj të grupit.
49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje duke mbajtur fajin vetë.
Por Gjykata nuk e mori parasysh rrëfimin e saj.