Policia e Kolonjës ka proceduar penalisht 5 persona pasi kryenin gjueti të paligjshme.
Pas kontrolleve të kryera në makinat e tipit “Nissan” dhe “Suzuki” me të cilën udhëtonin personat e proceduar penalisht janë gjetur 4 armë gjahu dhe municione.
Pas kontrollit janë sekuestruar armët gjahu dhe municionet luftarak.
Në procedim në gjendje të lirë janë: 29-vjeçari me inicialet K. I., 42-vjeçari me inicialet N. Q., 48-vjeçari me inicialet E. H., 35-vjecari me inicialet B. I. dhe E. L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.