Një zjarr i madh shpërtheu herët pasdite të hënën në portin e Iskenderun në provincën Hatay të Turqisë jugore dhe tym i dendur u ngrit në ajër, sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga Reuters dhe pamjeve nga zona.
Iskenderun është një nga zonat e shumta të goditura nga tërmeti 7.7 ballë, duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe dëme.
Zjarri shpërtheu pas tërmetit të fortë, por sipas Reuters ishte e qartë që në fillim se çfarë digjej dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit.