Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë janë zyrtarisht çifti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP.
Moderatorja e njohur shqiptare është shprehur se dëshiron si fillim të bashkëjetojë me këngëtarin shkodran, e më pas për gjërat e tjera.
Ndërsa së fundmi ata kanë folur për planet për fëmijë, ku bashkë me ta në dhomën e gjumit e pranishme ka qenë edhe Olta Gixhari.
Aktorja ka ngacmuar çiftin duke i thënë se përse nuk e nisin një fëmijë këtu, por pa kamera.
Kiara theksoi se një gjë e tillë nuk do ndodhte kurrë në ato rrethana, edhe sikur jeta e saj të mbaronte nesër.
“Pse nuk e nisni këtu ju? Ka vend, të heqin kamerat”, iu drejtua Oltës teksa reagoi menjëherë Ejlli: “Kur tani apo nesër”.
“Shumë bukur do të ishte”, tha tutje Gixhari, derisa në anën tjetër shtoi Tito: “Kurrë, edhe sikur të thoshin nesër mbaron jeta jote, se bëj kurrë atë gjë”.
Të njëjtit janë kthyer në emrat më të diskutuar nga publiku për shkak të marrëdhënies së tyre.
https://www.tiktok.com/@un.thash.ca.ka.noll/video/7196798839779544326