Rreth 1500 persona kanë humbur jetën dhe 3 mijë të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë ka goditur Turqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa janë shembur qindra ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Të paktën 912 njerëz kanë vdekur në Turqi, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim televiziv të hënën. Ndërkohë, në Siri, flitet për 476 njerëz të vdekur, duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus.
Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.