-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti tragjik! PDIU: Shoqata “Çamëria” mbështetje për shqiptarët në Turqi

Kryesoret

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka shprehur ngushëllimet për familjet e prekura nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri. Në një postim në Facebook, PDIU thotë se do të “japim kontributin tonë, së bashku me Shoqatën Patriotike “Çamëria”, për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në atë rajon”.

“PDIU shpreh ngushëllimet më të ndjera për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve, të cilët u prekën nga tërmeti shkatërrimtar  që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë sot  në mëngjes.

Në këto momente shumë të vështira për Turqinë në jemi në mbështetjë të të gjithë të prekurve dhe japim kontributin tonë, së bashku me Shoqatën Patriotike “Çamëria”, për shqiptarët e çamërisë që jetojnë në atë rajon.

Ne nuk do të harrojmë asnjëherë mbështetjen e madhe dhe solidaritetin e popullit turk dhe qeverisë së tyre në ditët më të vështira, kur vendi ynë u godit nga tërmeti në vitin 2019, ndaj dhe sot jemi pranë tyre me të gjitha mundësitë. Lutjet tona per Turqinë” shkruan PDIU.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit