Deputetja Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat komunikim për mediat tha se ka akuzuar Skënder Gjinushin se është akademiku i cili bën plagjiaturë nga autorë që nuk ekzistojnë.
Zhupa tha se Gjinushi i shiti partinë Edi Ramës dhe po përdor postin si kryetar akademie për qëllime personale.
Pjesë nga deklarata:
Akademikët këtu janë përballë një kryetari i cili vazhdon e mban postin në mënyrë të paligjshme. Vazhdon dhe e mban postin të padekretuar nga Presidenti i Republikës. Është një kryetar i cili sot është në Gjykatën Kushtetuese, për cilësitë e tij si kryetar, dhe nga ana tjetër pres që kjo asamble sot e akademikëve të marri në shqyrtim edhe ligjin me porosi, që ka porositur Skënder Gjinushi, për dhënien e një mandati të dytë vetes së tij në krye të akademisë.
Pra, edhe pse e mban mandatin e tij sot që flasim në mënyrë të paligjshme, ka bërë një ligj me porosi nga dy deputetë socialistë për të tejzgjatur edhe një mandat tjetër për veten, nënkryetarin dhe sekretarin e akademisë.
Unë pres që akademikët të jenë të shqetësuar. Ata akademikë të ndershëm, ata akademikë që realisht e meritojnë këtë emër të rëndësishëm. Vetëm ne kemi mbetur sot të shqetësuar që kemi në krye ende Skendër Gjinushin si përfaqësues të Akademisë së Shkencave në grupin e punës dhe në ligjin e shkencës.
Përfaqëson Akademinë e Shkencave si kryeenciklopedist, si kryehistorian në projektin e historisë, si kryegjuhëtar në projektin e fjalorit.
I ka marrë të gjitha vetë, ku në cilësitë e tij njihet për Caruan-ën e Shkencës, njeriun që vetëm plagjiaturist. Plagjiaturon nga ata autorë të cilët nuk ekzistojnë.