Ditën e djeshme banorët janë përballur me një tjetër provë në Big Brother VIP Albania.
“Prova e mosreagimit” – është detyra tjetër që iu dha nga ‘Vëllai i Madh’ ku konkurrentët nuk duhet të reagojnë kur brenda shtëpisë të hyjnë njerëz, kafshë apo edhe t’u lëshohet ndonjë gjë në ekran.
Me këtë rast, atyre i është treguar se tashmë çmimi i madh prej 100 mijë eurosh ka rënë në 52 mijë euro.
Kjo për shkak të sharjeve, kërcënimeve e po ashtu edhe ofendimeve që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.
Prova e radhës iu ofrua për të rikuperuar çmimin, meqë nga kjo nëse e kryejnë me sukses do të fitojnë plot 10 mijë euro.