-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parashikoi tërmetin në Turqi! Studiuesi holandez ka dy fjalë pas tragjedisë

Kryesoret

Mbi 5 mijë njerëz vdiqën në Turqi dhe Siri dhe shumë të tjerë u plagosën nga tërmetet e forta që goditën rajonin. Numri i viktimave është vazhdimisht në rritje. Ekipet e shpëtimit po punojnë me të gjitha forcat për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe njëkohësisht duhet të luftojnë kundër kushteve të pafavorshme atmosferike. Temperaturat në zonat e prekura aktualisht janë shpesh në minus, ndërsa në disa vende ka rënë edhe borë e madhe.

Ajo që i habiti të gjithë është se një studiues nga Holanda parashikoi tërmetin në Turqi, vetëm tre ditë para se të ndodhte. Studiuesi holandez i quajtur Frank Hoogerbeets nga Solar System Geometry Survey (SSGEOS) lëshoi një paralajmërim në Twitter tre ditë më parë se një tërmet masiv do të tronditë Turqinë.

Pas tragjedisë, Hoogerbeets shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij. “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këta tërmete gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç ndodhi në 4 dhe 5 shkurt”, shkroi Hoogerbeets.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit