-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkon në mbi 7000 numri i të vdekurve dhe 35 000 të plagosur nga tërmeti në Turqi dhe Siri!

Kryesoret

Është rritur sërish numri i personave të vrarë në Turqi dhe Siri pas dy tërmeteve të fuqishme që ranë ditën e djeshme. Numri total i viktimave në të dyja vendet ka shkuar në 7,266. Kjo vjen pasi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca konfirmoi se numri i viktimave në Turqi është rritur në 5,434.

Të thyhet zemra! Fotot dramatike nga tërmeti që përlotën botën

31 777 kanë mbetur të lënduar, tha ministri. Ndërkohë, deri më tani janë raportuar më shumë se 1800 viktima në Siri. Në Siri të paktën 3,849 persona janë plagosur, 1,449 në zonat e kontrolluara nga qeveria e Sirisë dhe 2,400 në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita sipas Helmetave të Bardha.

Rrjetet sociale shpëtojnë 20-vjeçarin, postoi videon me detajet se ku ndodhej

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.

Video/ Tërmeti në Turqi, pamje të shkatërrimit në provincën Hatay

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit