Mbi 5 mijë persona humbën jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti tragjik. Pamjet prekëse nga dy vendet janë të shumta. Një pjesë e qytetarëve, fëmijë dhe të rritur janë nxjerrë nga rrënojat, por të tjerë nuk ia kanë dalë.
Mes fotove që po bëjnë xhiron e mediave është edhe ajo e një burri ka kapur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, e cila vdiq nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga tërmeti në Kahramanmaras (Turqi).