Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie pas tërmeteve tragjike ku mbetën mijëra të vdekur dhe të plagosur në Turqi.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë presidentja për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar Osmani në Facebook.
