Gjendja në Turqi dhe Siri është katastrofike nga tërmeti që shkaktoi tragjedinë me mbi 5 mijë viktima.
Mediat në Turqi kanë publikuar një video që tregon një vajzë e vogël nën rrënoja që qan dhe lutet për ndihmë, ndërsa në krah mban një bebe të vogël.
“Nuk po duroj dot më. Pse nuk po vijnë”, dëgjohet teksa shprehet vajza, ndërkohë që disa persona që tentojnë ta ndihmojnë e pyesin se si është foshnja. “U lodh duke qarë. Nuk po qan më”, thotë vajza.
“AĞLAMAKTAN YORULDUM” ÇOK ÜZÜCÜ ÇOK…… !!!!#depremde #depremden #volkandemirel #AHBAP #sondakikadeprem pic.twitter.com/ld5PKhERMp
— Güngör DEMİRCİ (@GngrDemirci9) February 7, 2023
Ekipet e shpëtimit po punojnë me të gjitha forcat për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe njëkohësisht duhet të luftojnë kundër kushteve të pafavorshme atmosferike. Temperaturat në zonat e prekura aktualisht janë shpesh në minus, ndërsa në disa vende ka rënë edhe borë e madhe.