Pas tërmetit të madh në Truqi një zjarr i madh ka shpërthyer që mbrëmë në portin e Iskenderun (Alexandretta), një qytet bregdetar në Turqinë juglindore dhe në afërsi të kufirit me Sirinë.
A port in Iskenderun is burning after a 7.8 magnitude earthquake hit Turkey and Syria, damaging infrastructure across both countries.
Live updates: https://t.co/iaEuvOXahT pic.twitter.com/M2ISl8pdo5
— Sky News (@SkyNews) February 7, 2023
Kjo është bërë e ditur nga media të ndryshme vendase sipas të cilave zjarri mund të ketë ardhur për shkak të rënies së disa kontejnerëve në port nga tërmeti. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht arsyeja e zjarrit.
Ndërkohë kujtojmë që si pasojë e tërmetit që goditi ditën e djeshme Turqinë dhe Sirinë kanë humbur jetën dhe janë plagosur mijëra persona.