-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç reagon pas skandalit në Parlamentin serb ku deputeti u kap “mat” duke parë video +18 gjatë seancës!

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për veprimin e deputetit serb që po shihte filma për të rritur gjatë debatit në Kuvend për Kosovën.

“Njerëzit mund të shihnin se kush po fliste seriozisht për temën e rëndësishme të Kosovës dhe kush jo. Ata të paktën mund të shtypnin një buton”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se personalisht ka investuar shumë energji dhe mund e nuk kurseu përgjigje për asnjë prej pyetjeve që iu drejtuan.

Deputeti serb jep dorëheqjen, pasi u filmua duke parë video +18 gjatë debatit për Kosovën në Parlament!

“Situata ka qenë e vështirë për dekada, por tani është veçanërisht e vështirë për shkak të luftës në Ukrainë. Shumë shfrytëzuan rastin për të bërë akuzat më të rënda, pa asnjë provë. Dëshira ishte që të më akuzonin për tradhti pa më dhënë mundësi t’i përgjigjem”, tha ai.

Vuçiç theksoi edhe një herë se duhet të shkojnë drejt ruajtjes së paqes dhe të sillen të gjithë seriozisht.

“Ne nuk duhet të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme, siç bënë shumë në Kuvend. Cili është qëllimi? Imagjinoni se çfarë do të bënin nëse do ta merrnin pushtetin. Mendoj se njerëzit gjithmonë e njohin punën dhe zellin në fund”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit