Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për presion të administratës përmes aplikacionit “Aktivisti”. Ajo tha se nëse është kurioz, ish-kryeministri Berisha të futet në aplikacion.
“Ju bëj thirrje që të logohuni edhe ju, edhe zoti Berisha nëse është kurioz si funksionon. Është transparente. Nuk ndodh asgjë më se në Facebook dhe Instagram.
Dëgjova një listë që janë zbuluar prokurorë apo gjyqtarë. Është aplikacion si të tjerët, edhe ju mund të fusni emrin tuaj. Cdo njeri që ka qenë kurioz dhe është futur, nuk ka asnjë problem” tha ajo.
E pyetur për rastin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ministrja “lau duart”. “Qeveria e ka fokusin te trajtimi i mbetjeve. Rasti i Fierit dhe Elbasanit janë të ndryshme.
Në Elbasan është prodhuar edhe energji, por pas tre vitesh funksionim po i ndryshohen pompat dhe tani menaxhohet nga bashkia e Elbasanit.
Në Fier, inceneratori është marrë nga njësia e menaxhimit të sekuestros, nuk ka qenë i përfunduar, po vazhdohet procesi i ndërtimit. Ju mund të merrni të dhëna nga kjo agjenci” tha ajo.