Për mes një postim në Facebook, Meta tha se të gjithë shqiptarët do jenë kundër kryeministri Rama, të cilin e quajti mafioz që po përdor paratë e shqiptarëve për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Postimi i plotë:

Nuk ka më mazhorancë.

Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!