Përveç Armaldos dhe Luizit, me debate të ashpra u shoqërua kjo javë edhe mes Oltës e Kiarës. E gjitha nisi si pasojë e “përplasjes” mes Luizit dhe Armaldos.
Të dyja vajzat folën me tone të larta, ndërsa Kiara e cilësoi Oltën si hipokrite që përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit.
Olta: Nuk di pse quhet hipokrizi. Kiara ka disa “Prime” që e përdor këtë shprehjen “i hedh benzinë zjarrit”. E nisi Kiara me mua, jo unë me të.
Kiara: Ishte qëllimi im të evidentoja momentet kur ti ndërhyn, sepse janë të gabuara.
Olta: Unë nuk ta mora mendimin Kiara.
Kiara: Fol qetë.
Olta: Qetë po të flas. Nuk të kërkova mendim. Ta quash hipokrizi kur shkon e pyet tjetrin pse është mërzitur, unë nuk di.
Kiara: Maestro ishte ngarkuar shumë. Ndonjëherë të tregosh respekt Olta, është edhe ta lësh tjetrin rehat gjatë natës.
Armaldo: Jo nuk më shqetësoi, nuk më bezdisi. Thjesht i ktheva përgjigje, i thash jam shumë mirë. E vlerësoj shumë faktin që interesohen.
Olta: Të njëjtën gjë bëri edhe Valbona. Por për çudi, Valbona nuk i hodhi benzinë zjarrit.
Tea: Njësoj vepruam të gjithë ne. Kiara po thotë që ti Olta po bën gjithçka për lojë. Por Kiara po vendos në pozicion Oltën, pasi ishte thjesht përkujdesje.
Olta: Të bësh gjithçka për lojë, është të mashtrosh dhe të bësh gjeste.
Luizi: Ti shkon e gjen pikën më të dobët të një banori dhe bën sikur interesohesh.