Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se parlamenti i Ramës është një një parlament pa opozitë.
“Te gjitha u shkelen sot nga maxhoranca ne këtë sekretariat:
1-Vendimi u muar në kundërshtim me rregulloren që përcakton:
Se mbledhja e këtij sekretariati duhet te organizohet brenda 48 orësh nga propozimi.
Propozimi ishte i dates 2 shkurt…sot jemi 8 shkurt!
2- Kërkesa per ate mase përjashtimi te 8 deputeteve per 10 dite, ishte bere nga 7 deputete te maxhorancës, pa paraqitur asnjë prove individuale.
3- Per me keq asnjë nga akuzuesit nuk ishte prezent sot ne ate mbledhje sekretariati, per te dhënë shpjegime, përgjigjur pyetjeve, etj,” shtoi ai.
“Ne fakt askush nuk paraqiti ndonjë prove konkrete per deputetet.
Çdo gjë ishte veçse një farse dënimi kolektiv e urdhëruar, që synonte të godiste opozitën, dëmtonte ate, t’i mbyllte gojën asaj.”
“E pa ndodhur kjo ne keto 30 vite demokraci e parlamentarizëm.
Duke tentuar t’i ipet kështu një goditje tjetër parlamentarizmit e si pasoje demokracisë.
Maxhoranca “ëndëron” veçse te këtë një Parlament pa opozite, një ngjyrësh.
Ose dhe me një pseudo opozite te emëruar nga ajo vete.
Ne keto kushte kur parlamentarizmi “po vdes”, ka vetëm një rruge per te evituar me te keqen: Ajo është „Rruga“, mobilizimi i njerëzve per kundërvënie, një lëvizje popullore!
Prandaj 11 Shkurti ka rëndësi te veçante,” shkruan Shehu në Facebook.