Një grup banorësh familjarë që jetonin në konviktet e Qytet Studentit që janë shembur nga tërmeti i vitit 2019 paraditen e sotme protestuan para Kryeministrisë.
Ata shprehen se në dhjetor iu hoq mbështetja financiare, bonusi i qirasë dhe nuk u përfshinë në programin e strehimit.
“Pas tre vitesh vazhduam me bonusin e qirasë por më 27 dhjetor na thanë se jemi kualifikuar nga programi i rindërtimit. Tërmeti ishte i tmerrshëm.
Jemi më keq se ata në Turqi. Mos na hidhni në rrugë. Ju keni në dorën fatin tonë. Jemi 115 familjarë. Na i premtuan banesat në zonën e 5 majit”, tha një prej banorëve.