-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS kërkon përjashtimin e 8 deputetëve, PD: Afati kaloi! Rama u fut në “vrimë” nga frika

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ishte i ashpër sot me shumicën socialiste dhe Edi Ramën në komisionin e Etikës që u mblodh për të shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e tetë opozitarëve me argumentin se bllokuan foltoren në seancën e së enjtes së kaluar.

Nuk bllokuam foltoren, ne kërkuam fjalën për të ushtruar të drejtën tonë si deputetë të zgjedhur. Kjo e drejtë nuk mund të na mohohet. Edi Rama jep urdhra politikë nga vrima ku është futur. Nuk e dimë ku është. Ka frikë i ziu të përballet me të vërtetën” tha ai.

PS kërkoi përjashtimin e tetë deputetëve, por PD argumenton se afati i kërkesës ka kaluar afatet duke u bërë e pavlefshme. “Kërkesa duhet të shqyrtohej 48 orë pas paraqitjes. Kërkesa ka dy ditë që ka kaluar afatin. Duhet të ishim mbledhur në 4 shkurt. Afati ka kaluar. Kërkesa është e pavlefshme” tha ajo.

Sherr në Kuvend! PS kërkon përjashtimin, deputeti i PD-së: Na pushkatoni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit