Mëngjesin e sotëm ka arritur në Stamboll grupi i dytë i ndihmës që u dërgua nga Shqipëria për të ndihmuar ekipet e kërkim shpëtimit pas tërmetit tragjik në Turqi.
“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit🤝🤝🤝🤝🤝🤝🤝🤝🤝 *foto pak minuta përpara zbritjes në terren” njofton kryeministri Edi Rama.
Dje arriti grupi i parë dhe skuadra filloi kërkimet për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja. Deri tani numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 8 mijë.