Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga operacioni i kërkim shpëtimit të skuadrës shqiptare në Turqi. Ai thotë se mision shqiptar arriti që të nxirrte nga rrënojat një fëmijë 5 -vjeç dhe fatkeqësisht 6 trupa të pajetë.
“Në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen, trupat tanë të FA janë duke punuar prej orësh, pa ndërprerje duke shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.
Skuadrës së parë sapo i janë bashkuar edhe forcat të tjera nga Shqipëria në këtë betejë për jetën, nderkohe në dispozicion për të shtuar mbështetje” shkruan ai.