Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 8000 personave.
Vende të shumta kanë dërguar ekipe për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive tha se mbi se 24 mijë e 400 persona ndodhen në terren, një numër i pamjaftueshëm për të mbuluar thirrjet për ndihmë në të gjitha zonat e goditura.
Përpjekjet për të ndihmuar të mbijetuarit u penguan edhe nga temperaturat nën zero dhe mbi 280 pasgoditjet e tërmetit. Kanë qenë të shumta rastet e shpëtimit të fëmijëve, grave dhe burrave nën rrënoja, por shumë prej të tjerëve nuk arritën që të mbijetonin. Mbi 8 mijë janë viktimat në Turqi dhe Siri.