Numri i viktimave fatkeqësisht sa vjen e rritet në Turqi dhe Siri, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë nga rrënojat në Turqi e Sirinë veriore.
Të vështira e të dhimbshme janë momentet kur njerëzit kanë ngecur nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i fuqishëm dhe anëtarë të ekipit mundohen t’u japin shpresë se do t’i shpëtojnë pa asnjë lëndim.
Një djalë 2 vjeçar sirian i quajtur Muhammed është bllokuar nën rrënoja për 45 orë në Hatay. Në videon që mediat e huaja kanë publikuar shihet se si vogëlushit po i japin ujë me një tapë shisheje. Mohummad u nxorr nga rrënojat me shëndet të plotë pas shumë përpjekjeve.
Aferin Muhammed.
Suriye vatandaşı Muhammed Ahmed’i de arama kurtarma ekibimiz Antakya’da enkaz altıdan sağ bir şekilde kurtardı. pic.twitter.com/lSxwSqyex0
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) February 7, 2023