Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit britanik Rishi Sunak dje në Mbretërinë e Bashkuar, një gazetare e “BBC” pasi mikrofonin për të pyetur Zelenskyn i tha “President do të doja të të përqafoja, por nuk mundem…”. Ai i befasoi të pranishmit duke thënë “Pse jo?”, dhe u nis për të përqafuar gazetaren. Skena emocionuese u bë menjëherë virale me duartrokitjet.