-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut merr çështjen në dorë!

Kryesoret

Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut ka pranuar dhe kaluar për gjykim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së këtij tempulli të rëndësishëm të artit dhe kulturës.

Lajmi e ka bërë të ditur Tedi Blushi, i cili e konsideron një lajm shpresëdhënës këtë vendim të Gjykatës.

“Një lajm shpresëdhënës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për çështjen e Teatrit Kombëtar! Pranohet kërkesa dhe kalon për gjykim çështja e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së këtij tempulli të rëndësishëm të artit dhe kulturës!

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve jokonformistë, aktivistëve, qytetarëve dhe ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta të cilët i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare për një nga krimet më të rënda të Edi Ramës dhe Erion Veliaj ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës!

TEATRI KOMBËTAR, ATY KU ISHTE DHE ASHTU SIÇ ISHTE!”, shkruan Blushi në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit