-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodh nesër? Analistët te “5pyetjet.al”: Dy kufijtë, krahu radikal dhe qëllimi i vërtetë i Berishës

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Nesër në orën 12:00 opozita e drejtuar nga Sali Berisha me kauzën e dosjen “McGonigal” do të dalë për të protestuar përballë Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Por cili është qëllimi i vërtetë i kësaj proteste dhe si do të mbyllet?

A e arrti Sali Berisha fitoren e parë me faktin që nesër në tubim do të bashkohen edhe pjesa tjetër e deputetëve të PD-së përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt? “5pyetjet.al” kontaktoi disa prej opinionistëve për të analizuar situatën në prag të protestës.

Milaim Zeka, gazetar dhe analist i çështjeve politike shprehet se opozita duhet të ketë një tjetër qasje për të larguar Edi Ramën. “Kjo afera me FBI-në, disa herë e kam thënë, që realisht nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë, as me pozitën dhe as me opozitën. Kanë dalë fotografi dhe ka fakte që Agron Neza dhe Duçka janë takuar me Metën dhe biznesmenë kinezë. Agron Neza bashkë me Duçkën kanë festuar ditëlindjen e Rudina Hajdarit në Dhërmi.

Problemi është a kemi apo jo fakte që Neza, 225 mijë dollarët që ia ka dhuruar shefit të FBI-së, a janë para që i ka marrë nga kryeministri Rama, apo i ka marrë nga komandantët e luftës në Kosovë mbase? Përsa nuk e dimë burimin nga erdhën këto para dhe përderisa Neza nuk ka folur kot mungohet Berisha dhe Meta me i rënë qafë Ramës.

 Tjetër muhabet janë inceneratorët, hajnia, keqpërdorimi i parave publike, këto janë tema të tjera që lidhen me hallet e qytetarëve të Shqipërisë. Realisht unë nuk besoj që Edi Rama mund të largohet përmes çdo proteste, përpos votës së lirë. Opozita do të duhet ta ndryshonte strategjinë e veprimit dhe të bashkëbisedonte me qytetarët.

Kjo që po ndodh tani është më tepër për të mbrojtur veten Berisha dhe Meta. Që janë lidhur në zinxhirin e krimit në 30 vite në politikën shqiptare. E kam thënë, për Berishën dhe Metën, Rama do të rrijë edhe 20 vite në pushtet. Sikur Albin Kurti këtu (Kosovë).

Si mbyllet protesta nesër? “Këtë e dinë Shërbimi Informativ dhe Berisha me Metën. Mbase SHISH ka informacion për dhunë ndaj institucioneve. Protesta nuk do të ketë asnjë efekt, që e mendojnë opozitarët.

Mblidhen njerëzit, brohorasin, dëgjojnë retorikën e stërpërsëritur të Berishës. Që përdor të njëjtin fjalor, të njëjtat fjalë dhe akuza, sharje dhe kaq. Retorika e Berishës është bërë neveritshme edhe për vetë anëtarët e PD-së” tha ai për “5pyetjet.al”.

Për analistin Lorenc Vangjeli tubimi nesër ka dy kufij. “Protesta ka dy kufij që nuk duhet t’i shkelë asnjëra palë. Protestuesit nuk duhet të kenë akte dhune ekstreme dhe policia nuk duhet të përdorë armë zjarri. Këto janë dy kufijtë” tha analisti për “5pyetjet.al”.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi nuk parashikon incidente në protestë, por forcim të krahut radikal të drejtuar nga Sali Berisha për t’u imponuar më pas në publik si përfaqësuesit më të rëndësishëm të opozitës në prag të zgjedhjeve lokale.

Është normale që kur ka skandal financiar dhe politik opozita e përdor momentin për të përfituar kredenciale sa më shumë dhe për të tërhequr vëmendjen publike dhe në rastin konkret për shkak të skandalit ku është përfshirë kryeministri ishte e pritshme që opozita do të kishte aksion reagimi popullor sepse e kthen edhe në kauzë politike.

Edhe në vendet demokratike mund të ndodhë që të kthehet në kauzë politike. Ajo që nuk është normale, është që disa kërcënime që mund të ketë revolucion, përplasje apo akte të tjera. Nuk mendoj se opozita dhe vendi ka interes për këtë gjë. Përkundrazi, mazhoranca ka interes që opozita të bëjë incidente. Nuk parashikoj që të ketë incidente të shumta.

Parashikoj më shumë që krahu radikal, që kërkon të marrë PD-në, të forcohet ndjeshëm dhe të imponohet në publik si përfaqësuesit më të rëndësishëm të opozitës, një pozitë që do i ndihmojë ata edhe në garën elektorale lokale por edhe në mosmarrëveshjet brenda PD-së.

Kështu që nuk është një protestë që do të sjellë revolucion, as kthim mbrapa për vendin. Por si protestë normale, reagim qytetar, si një nga aktet e shumta kur politika përdor pakënaqësitë qytetare për interesin e vet politik” tha ai për “5pyetjet.al”.

Edhe Agim Baçi shprehet se fakti që nesër do të marrin pjesë në protestë edhe deputetë të krahut të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha do ta “shesë” si unifikim me pjesën që nuk e ka pranuar si kryetar.

Të protestosh është gjëja më normale në botë. Por janë raste të jashtëzakonshme që protestat mund të rrëzojnë qeverinë. Zakonisht protestat janë për të zhvilluar jetën e brendshme të partive.

Berisha me këtë protestë, duke qenë se janë angazhuar edhe deputetë që nuk kanë marrë pjesë deri tani, ai e shikon si unifikim të atij grupi që deri tani nuk e ka pranuar si kryetar. Por kjo nuk do të thotë se zgjidhet çështja e vulës, se kjo nuk varet nga qëndrimet e Berishës, por vetëm nëse tërhiqet grupit tjetër, por mesa di nuk ka gjasa” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit