Është rritur sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri. Turqia ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 20,213.
Ndërsa 3,553 të tjerë u vranë nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 23,766.
Pamje dramatike në Turqi/ Tërmeti çan tokën në një gjatësi rreth 400 km!
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e mundimshme për të gjetur të mbijetuar, por shpresat po shuhen.
Megjithatë, 5 ditë pas tërmetit, ekipet kanë arritur të shpëtojnë shumë njerëz.
Turqi/ Tentoi të arratisej, arrestohet ne aeroport ndërtuesi i kompleksit të shembur nga tërmeti
Së fundmi, në qytetin jugor Hatay të Turqisë, 6 persona u nxorën nga rrënojat e një apartamenti pesëkatësh.
Tërmeti shkatërroi ndërtesa dhe vrau mijëra persona, Turqia nis hetimet ndaj ndërtuesve