Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga podiumi i protestës përballë Kryeministrisë tha se Edi Rama do të japë llogari për dosjen e aferën “McGonigal”, e cila sipas tij e mbushi kupën e abuzimeve.
“Struci i Rilindjes që është fshehur si frikacak i pashoq nga frika që ka nga përballja me të vërtetën, popullin dhe dëmet që ka shkaktuar.
Edi Rama e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin dhe është gati të kënaqë këdo mafioz brenda apo të huaj vetëm që të shtyrë vetëm disa ditë në pushtet.
Afera “Rama-McGonigal” deri kupën e zemërimit mbaprëpopullor. Nuk i shpëton dot llogarisë, edhe pse ka braktisur kuvendin prej tre vitesh. Ai do të japë llogari” tha Meta.