Një studente shqiptare në Ankara ka dhuruar paratë e bursës së saj për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.
Ambra Ceka studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara.
“Unë paratë e bursës time i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për mediat turke.
Po ashtu, Ceka tregoi dhe për shoqet e saj shqiptare të cilat janë solidarizuar vullnetarisht duke dhuruar ndihma të ndryshme, duke përfshirë dhe para për të prekurit nga tërmetet.
Një pjesë e ndihmave grumbullohen nën koordinimin e Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED) dhe organizatave të tjera, ndërkohë pjesë e ndihmave që po grumbullohen janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.