30 minuta nga nisja e protestës së opozitës, policia ka kaluar në gatishmëri totale. Mbi 1500 efektivë janë në terren për të shmangur incidentet.
Rreth dhe pas zyrës së kryeministrit janë vendosur forca të shumta gati për të ndërhyrë nëse do të ketë tensione.
Në shtyllat e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera dhe janë lyer me graso për të penguar ngjitjen e protestuesve.