Policia e Tiranës ka arrestuar Ndue Çupi, 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë pasi u kapën me 8 kg në bagazhin e makinës.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”.”, njofton policia.