-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kurti ka ende koncepte të vjetra”, Çupi pro themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Kryesoret

Shkrimtari dhe gazetari Shqiptar, Frrok Çupi në një intervistë për Kosovo-Online ka kritikuar politikanët nga Kosova.

Gjatë intervistës ai gjithashtu është shprehur pro themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Problemet në veri të Kosovës besoj se janë të zgjidhshme. Perëndimi u përfshi, ShBA-të dhe Evropa kanë një pjesëmarrje shumë intenzive e serioze… kam përshtypjen se shumë politikanë, sidomos në Kosovë, janë të interesuar të jetojnë nëpër konflikte se sa të përpiqen të zgjidhin problemet e qeverisjes në mënyra që t’i shërbejnë qytetërimit,” theksoi Çupi.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte model evropian dhe pikë e rëndësishme e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk më pëlqen që Qeveria e Kurtit, apo vet Kurti kanë ende koncepte të vjetra për marrëdhëniet shtetërore… Besoj se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është pikë e rëndësishme e marrëveshjeve që janë arritur deri më sot dhe që duhen respektuar,” shtoi më tej ai.

Çupi u shpreh edhe se e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur duke e cilësuar si “të mrekullueshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit