Mediat greke kanë publikuar pamjet nga sherri që ndodhi një ditë më parë në një lokal nate në Artemisa.
Pjesë e këtij sherri kanë qenë 3 shqiptarë të cilët janë përplasur me një 22-vjeçar.
Gjatë sherrit njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 22-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë i përgjakur.
Tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan, ndërsa i plagosuri i ka ndjekur me automjetin e tij.
Gjatë ndjekjes ai humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.
Ngjarja ndodhi rreth orësh 4 të mëngjesit të së shtunës. I riu është sulmuar me thikë nga një 33-vjeçar shqiptar në një lokal në plazhin e Artemidës.
Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, mori një taksi të drejtuar nga një shqiptar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.
I plagosuri futet në makinën e tij për të shkuar në spital. Mirëpo, në Avenue Artemis, ai përballet me taksinë me autorët shqiptarë.
I riu i gjakosur i ndjek ata, por në përpjekje për t’iu afruar taksisë, përplaset në farmacinë në kryqëzimin e rrugës Artemis dhe rrugës Salaminos.
Policia po vijon kërkimet për gjetjen e shqiptarëve.