Gjykata e Kasacionit në Itali pas dënimi të 3 të pandehurve të operacionit “Taxisist” ka ulur dënimet e dhëna në apel.
Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në Leçe në vitin 2019 u arrestuan 12 persona mes tyre edhe shqiptarë.
Ulje dënimi ka pasur edhe për 34-vjeçarin shqiptar, Bledar Bajramaj me banim në Milano dhe 38-vjeçarin Feim Lamaj po shqiptar, me banim në provincën e Pistoias.
Ata ishin dënuar me 20 vjet burgim nga gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e shkallës së dytë.
Dënimi i tretë është ai i 30-vjeçarit Salvatore Circelli nga Lizzano në provincën e Tarantos, i cili ishte dënuar 9 vjet e 4 muaj në Apel.
Hetimi kishte të bënte me trafikun e drogës, të importuar nga Holanda dhe Shqipëria, për tu shitur më pas në sheshet e Leçes, Brindisit dhe Tarantos dhe përfundoi në dhjetor 2019 me 12 arrestime.