Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi po shtohet çdo ditë edhe më shume deri me tani i kalon 33,000 në të gjithë Turqinë dhe Sirinë ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo shifër shokuese pritet të rritet.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të së hënës ka arritur në 33181 sipas shifrave të fundit.
Në Turqi janë 29605 viktima dhe mbi 80 mijë të plagosur ndërsa në Siri numri i viktimave ka shkuar 3 576.
Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet e kërkimit për njerëzit nën rrënoja.