-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dashnor Sula: Dora e hekurt mbi zyrtarucët e korruptuar është një lajm i mirë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet në një postim në Facebook se korrupsioni i qeverisë ka filluar te ndiej frikën e drejtësisë, po ka ende shumë punë! Ai merr disa shembuj për të analizuan situatën e korrupsionit qeveritar dhe reagimin e drejtësisë së re.

“Por në fakt duket se ka një dritë të vogël në fund të tunelit që ka nevojë për energji pozitive që ta ndriçojë këtë vend. Lexova një lajm të Zërit të Amerikës që thoshte se “Prokuroria e Posaçme që prej Dhjetorit të vitit 2019 kur nisi funksionin dhe deri tani janë hetuar gjithsej 84 proçedime penale me 257 persona nën hetim, ish funksionarë publikë dhe në drejtësi për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dhe përkatësisht 77 dhe 74% e tyre janë dërguar për gjykim.

Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga Zëri i Amerikës në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për këto vepra penale janë dënuar me heqje lirie rreth 180 ish-funksionarë publikë, dhe ish-funskionarë të sistemit të drejtësisë, ose rreth 95% e atyre të dërguar për gjykim”.

Ajo çfarë mund të konstatohej në këtë lajm është se drejtësia ka filluar të japë shkëndijat e para. Dora e hekurt mbi zyrtarucët e korruptuar është një lajm i mirë. Por nga ana tjetër skandali me Alda Klosin tregon se “sëmundja e keqe” e korrupsionit ka shkuar nga qelizat deri te organet e qeverisjes” shkruan ai ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit