-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dekonspiroi shokët! I penduari zbuloi “ushtarin” e Erjon Alibejt brenda policisë

Kryesoret

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-komisarin Leonard Palushi, i cili akuzohet për korrupsion, pasi në këmbim të shpërblimit nga Erion Alibej, i akuzuar nga drejtësia për disa krime dekonspiroi policinë.

Roli i tij u zbulua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Alibej akuzohet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.

Në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erion Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim te parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie (në mbështetje të Erion Alibej). Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë nga Alibej një përfitim të parregullt, një automjet tip “Mercedes Benz”.

Leonard Palushi ka takuar Erion Alibejn dhe i ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Erion Alibejt të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Kush ishte spiuni brenda policisë? SPAK: Mori dhurata! Ky është oficeri që ndihmoi të arrestuarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit