-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Revolucioni vazhdon! Protestë e fuqishme para parlamentit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që pasditen e sotme në orën 17:00 të mblidhen për të protestuar përpara parlamentit kundër qeverisë Rama.

Të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme.

Ata u strukën dhe postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut dhe tallen me qytetarët. tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme. Ky është morali dhe karakteri tyre. Sot ju ftoj të dëgjohet në sallë dhe jashtë saj, zëri i popullit opozitar. 

Superskandali Rama-McGonigal, apo Rama-McGonigal-Gate, ka tronditur opinionin publik në SHBA, Europë dhe Shqipëri. Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali. Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare.

Pasojat e këtij korrupsioni janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton, dhe ne kemi besim te hetimi i tyre, por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal” tha ai. Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në parlament as sot, mungesa e tretë radhazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit