Edhe banorët e Big Brother VIP Albania të cilët si kush kryesorë kanë izolimin dhe mos-informimin, u vendosë që të njoftoheshin për tërmetin tragjik që ndodhi një javë më parë.
Në spektaklin e së shtunës banorëve iu transmetua një video e shkëputur nga vendet ku ndodhi tërmeti që deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 34 mijë persona.
Luiz Ejlli, mëngjesin e sotëm kërkoj që kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak të prekurit nga tërmeti.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, meqenëse sot është zi kombëtare për rastin e tmerrshëm në Turqi, shpresoj shumë që numri të mos jetë rritur dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që kush ka mundësi që të kontribuoj sado pak sepse edhe ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi edhe neve e njëjta fatkeqësi, të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Luizi.
Theksojmë që Luizi bashkë me Oltën, Armaldon dhe Kristin aktualisht ndodhën në një dhomë të përbashkët e konsideruar si “Burg Brother VIP” pasi u dënuan për diskutimet rreth nominimeve.