Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së opozitës. Meta u shpreh se opozita e bashkuar do ta rrëzoj Ramën nga qeverisja.
Gjithashtu Meta mes të tjerash u shpreh se profesionistët në Shqipëri janë më të keqpaguarit në rajon.
“Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta.
Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës.
Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë.”, tha Meta.