Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një video të publikuar në facebook, pas protestës së sotme shprehet se ndryshimi i madh po afron dhe se shqiptarët nuk do të ndalen deri në triumfin historik.
STATUSI:
Nga sheshi i protestës qytetare, foltorja e Kuvendit të vërtetë të popullit, mijëra shqiptarë e dhanë sonte sërish mesazhin e fuqishëm të shpresës dhe besimit në Ndryshimin e Madh që po afron!
Shqiptarët nuk do të ndalen deri në triumfin e misionit historik të largimit të Edi Ramës dhe rikthimit të parlamentarizmit, rendit kushtetues dhe shtetit ligjor!