-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Fol Tao, shtjer Muli me bilbil fërr-fërr-fërr! Bora qante…

Kryesoret

Vijon nga pjesa e parë

Pas errësirës siç pritej drita e revolucionit desh sallën dogji. Të gjithë sikur dolën nga një gjumë shelegu për të hyrë në një tragjedi.

Anila Denaj nga baladat me një zë të largët si nga indet e tokës kokën qiti. Ajo këndoi një deklaratë në emër të grave socialiste.

Ato ishin indinjuar qamet nga llafet e liga që Doktori ynë paskësh lëshuar në një studio kuturu ca ditë më parë.

Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë që dikush të ndëshkohej nga muhabetet e darkës në televizion jo më vetë Doktori.

M’u kall data sikur të më dënojnë për romuzet që shkruaj dhe gjyqin ndaj meje ta drejtojë Albana, Bora dhe Tezja. Mornica me përshkuan kurmin tashmë të drobitur. Do më shkonin në satër.

Ndoshta vetëm ndërhyrja sublime e Belës do e ndalte sëpatën të binte mbi mua.

Kuvendi u shndërrua në gjykatë e virtytit kundër vesit, e ëmbëlsisë kundër vrazhdësisë, e terbiatit kundër shthurjes.

Tao si Ajatollah monitoronte purifikimin. O duan ta edukojnë Doktorin o s’ka!! Këtu u bë nami.

Situatën në dorë e mori Kryezëvendës Lideri Muli i cili mbi supet e tij prej malësori, si Muji gurët e pengut, revolucionin permanent mban.

Nuk pat nge për dobësira njerëzore. Tolerancës i ka dhënë fund se durimi e ka një kufi. Indiferent si para kotësisë kaloi. Shpirti i tij i gjerë është lodhur nga pritja. Ma kishte hequr vështrimin dhe më pikëlloi sa natës së varrit i tregohet. Ai është ganxha e fundit ku mund të kapesha për t’u bashkuar. Më ka bërë një me Alibashën e në këtë pikë s’të fal. Ai nuk gabon në gjykim.

Kur po ndaheshin armët u paraqita dhe unë të merrja timen për të dalë në front, aty ku lufta ndizet me tërbim. Dua bilbilin tim u luta me zë të shtruar.

Më tha për ty s’ka bilbil. Nuk je i denjë t’i frysh. Fërr-fërr-i yt nuk na duhet. Ajo gojë që pabesira ka nxjerrë kundër demokratëve dhe neve lidershipit të tyre nuk mund t’i fryjë himnit të revolucionit. Bëj sehir një me armiqtë tanë. Me zemër të thyer i pashë të gjithë të pajiseshin me bilbil me këtë armë të re miçidiale. Saimir Korreshi teksa merrte buzëqeshjen e Dash Sulës i frynte para meje dhe më shikonte me triumf dhe më thoshte unë kam bilbil ti s’ke.

Kryezëvendës Lideri mori më të madhin për vete. Një tjetër po kaq të tillë e la për Tritanin që t’i frynin së bashku, por me maraz vuri re që ai nuk ishte aty. Dorë e zezë e kishte përjashtuar.

Denaj lexonte pretencën ndaj Doktorit, Bora qante me gulçe, Krifca çirrte faqet e kuqe, IIkonomi pëshpëriste “Zot ndihmona”, Tezja, Mimi di Puçini, Etilda me Nikon ishin futur në pullaz të Kuvendit, Teta Gerta dhe Evis Kushi ishin murosur në heshtje, por të vendosura deri në frymën e fundit. Të gjithë luteshin për Bledar Çuçin teksa policia po na mbronte nga populli që të mos na kopaniste me duart e tij të arta “u lartoftë emri yt si në qiell ashtu në tokë shpullat e përditshme kursena sot”.

Fjalën e mori Tao i cili gjithashtu dikur i kishte fryrë me hijeshi bilbilit një epokë më parë. Kryezëvendës Lideri si rrufe u sul mbi të. Fol Tao, shtjer Muli me bilbil fërr-fërr-fërr me fuqi impresionuese ajri.

E dashur erdhi kënga “O është një bilbil në fshatin tonë, për një vashë ai këndon, o te burimi do ta pres që t’ia shoh sytë e zezë”.

Pastaj fjalën mori Elisa, llaf i së cilës thyen lisa. Nga llogorja në llogore. Kryezëvendës Lideri me armën e re në gojë e tundi me fërr- fërr- fërr. Ajo jo Lenini, jo Trocki: Muli shkurt fërr-fërr-fërr!

Për fat të zi Toni fjalë lëshoi aq sa ish-Kryeministri Majko i tha po ç’pate more bir, ishe mirë, fjalët e tepërta fukarallëk mos bëj ‘ish’ pa pasur pula, hajde dëgjo gjëmimin e fërr-fërr-ëve te veshi, do pësojmë traumë akustike.

Ed Paloka tek i cili mëshira kristiane ndonjëherë triumfon mbi politikën me këqyrte me dhimbje. Ndonëse vetë nuk ishte armatosur me dukej sikur më thoshte po bëre kthesë do ta gjej edhe ty një bilbil që ‘ti frysh vënçe si Belexhiku.

Xhelal Mziu ka kohë që është bërë i palexueshëm dhe nuk po kuptohej ç’mendim kishte për simfoninë e fërr-fërr-eve të udhëhequra nga Kryezëvendës Lideri.

Seanca u ndërpre. Revolucioni nuk ndalet. Shalsi, Klosi dhe Tigrushi dolën barkas në anë të ndërtesës. Të enjten armë të reja do eksperimentohen. Babo ndez qirinj në ballkon që të na ndriçoje mendjen i uruari po hataja po i vjen rrotull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit